| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Pacolli diskuton me ministrat e Bangladeshit bashkëpunimin në fushën e mjedisit në kuadër të COP31
“Fokusi ishte te menaxhimi i ujërave dhe mbeturinave, riciklimi i tekstilit, përballimi i ndryshimeve klimatike dhe shkëmbimi i ekspertizës teknike”, theksoi ministrja e Mjedisit e Kosovës.
Pacolli diskuton me ministrat e Bangladeshit bashkëpunimin në fushën e mjedisit në kuadër të COP31
Pacolli diskuton me ministrat e Bangladeshit bashkëpunimin në fushën e mjedisit në kuadër të COP31 / Anadolu Agency

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës, Fitore Pacolli, në kuadër të konferencës së OKB-së për klimën COP31 në Antalya, ka zhvilluar një takim me ministrin e Mjedisit të Bangladeshit, Shaikh Faridul Islam dhe ministren e Shtetit për Politikë të Jashtme, Shama Obaed Islam.

Pacolli përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se me dy ministrat nga Bangladeshi ka diskutuar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bangladeshit.

“Fokusi ishte te menaxhimi i ujërave dhe mbeturinave, riciklimi i tekstilit, përballimi i ndryshimeve klimatike dhe shkëmbimi i ekspertizës teknike”, theksoi Pacolli.

Ministrja kosovare tha se me ministrat u pajtua për përgatitjen dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale në fushën e mjedisit.

Ajo shtoi se po ashtu janë dakorduar që, pas ftesës nga ana e ministres së Shtetit për Politika të Jashtme të realizojë një vizitë në Bangladesh, ku do të nënshkruhet kjo marrëveshje dhe do të konkretizohen fushat e bashkëpunimit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë