RAJONI
3 minuta leximi
Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për anëtarësim në BE, sipas raportit të Komisionit Evropian
Rama theksoi se raporti thotë se Shqipëria është në rrugën e duhur për t'i përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027, duke theksuar ky është objektiv historik dhe është ambicia e Shqipërisë.
Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për anëtarësim në BE, sipas raportit të Komisionit Evropian
Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për anëtarësim në BE, sipas raportit të Komisionit Evropian
5 Nëntor 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria është shembulli pozitiv që u jepet edhe vendeve të tjera që duan të bëhen pjesë e familjes evropiane. 

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri, Silvio Gonzato, i dorëzoi sot kryeministrit Rama raportin e progresit të Komisionit Evropian (KE), ndërkohë më pas zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat në selinë e Kryeministrisë së Shqipërisë.

Rama: Raporti u thotë shqiptarëve që "Shqipëria ecën vendosmërisht në drejtimin e duhur"

Rama theksoi se raporti thotë se Shqipëria është në rrugën e duhur për t'i përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027, duke theksuar ky është objektiv historik dhe është ambicia e Shqipërisë.

Kryeministri Rama tha se në këtë rrugë, që e cilësoi të duhur, ka sfida në çdo hap dhe çështje për t'u adresuar.

"Ne kemi kryer në një kohë rekord hapjen e pesë grupkapitujve. Besoj se do të kryejmë edhe hapjen e grupkapitullit të gjashtë dhe do ta mbyllim vitin me të gjithë kapitujt të hapur. Sot ne i dimë shumë mirë detyrat. Jemi i vetmi vend në rajon që përdor inteligjencën artificiale për këtë proces dhe falë Diellës ne bëjmë transferimin me një shpejtësi shumë të lartë të të gjithë trupit ligjor të Bashkimit Evropian për ta adoptuar në trupin ligjor të Shqipërisë", tha Rama.

Rama shtoi se në të gjitha fushat raporti u thotë shqiptarëve që "Shqipëria ecën vendosmërisht në drejtimin e duhur".

I pyetur lidhur me deklaratën e komisioneres së BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ka sugjeruar se shtetet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian mund të kalojnë në një periudhë prove me mekanizma mbrojtës dhe tranzitorë përpara anëtarësimit të plotë, Rama tha se kjo është një ide që ai e ka hedhur publikisht më parë dhe e shikon "si një gjë shumë pozitive".

Ambasadori i BE-së në Shqipëri: Procesi i negociatave ka hyrë në një fazë vendimtare

Ambasadori Gonzato u shpreh Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm në zbatimin e agjendës së reformave në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

"Raporti i këtij viti publikohet në një moment shumë të rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Pesë nga gjashtë grupkapitujt negociues tashmë janë hapur dhe po punohet për hapjen e grupkapitullit të fundit. E gjithë kjo është arritur me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe dëshiroj të përgëzoj autoritetet shqiptare për këtë rezultat të shkëlqyer", tha Gonzato.

Gonzato u shpreh se duhet ta shfrytëzojnë "mundësinë unike" në procesin e negociatave të anëtarësimit, pasi sipas tij ky proces ka hyrë në një fazë vendimtare.

Komisioni Evropian publikoi më 4 nëntor raportin e progresit për Shqipërinë, ku duke iu referuar procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE) thekson se Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm.

Sipas raportit, arritja e qëllimit të Shqipërisë për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 varet nga ruajtja e momentit të reformave dhe nxitja e dialogut politik gjithëpërfshirës. 

Gjithashtu, theksohet se me kusht që të ruhet ritmi i reformave, Shqipëria është në rrugën e duhur "për ta përmbushur këtë objektiv ambicioz".


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit shqiptar Ilir Meta
Osmani për rrëmbimin e qytetarit kosovar: Edhe po të ishte në Serbi, mbetet provokim
Kosovë, KQZ-ja pranon sqarim lidhur me gabimin në disa fletëvotime në Mitrovicën jugore dhe Gjakovë
FMN-ja: Shqipëria mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë
Prokuroria urdhëron ndërprerjen e numërimit në Mitrovicë
Kurti: Deputetët të zgjedhin, qeveri “Kurti 2,5” ose “Glauk Konjufca 1”
Kosova në prag të dy ndeshjeve përcaktuese për kualifikim në Botërorin 2026
Presidenti i Republikës së Shqipërisë pret në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian
Përparim Rama fiton garën për Prishtinën
Rezultatet preliminare: LVV-ja dhe LDK-ja me numër të barabartë komunash, Prishtina mbetet e LDK-së
Kosovë, mbyllet procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Shqipëri, mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale
Balotazhi në 18 komuna të Kosovës, KQZ: Dalja deri në orën 15:00 është 25.33%
Shqipëri, zgjedhje të pjesshme në pesë bashki
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë në 18 komuna
Kosova nesër në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Studiuesit zbulojnë rrjetën gjigante me 110 mijë merimanga në kufirin shqiptaro-grek
​Mbi 250 kompani nga bota në panairin ndërkombëtar në Tiranë
Aksident i rëndë rrugor në Bullgari, gjashtë emigrantë humbin jetën dhe katër të tjerë plagosen