Sulmohet anija cisternë "MIDVOLGA-2" në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi

Marina turke njoftoi se anija me 13 anëtarët e ekuipazhit të së cilës janë aktualisht të padëmtuar, nuk ka kërkuar ndihmë.

By
Sulmohet anija cisternë "MIDVOLGA-2" në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi / AP

Anija cisternë "MIDVOLGA-2", e cila u sulmua në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi, ishte duke lundruar drejt Sinopit, njoftoi sot Drejtoria e Përgjithshme për Çështjet Detare e Türkiyes në X.

Drejtoria tha se anija me 13 anëtarët e ekuipazhit të së cilës janë aktualisht të padëmtuar, nuk ka kërkuar ndihmë. Anija po vazhdon me motorët e saj drejt provincës turke Sinop në Detin e Zi.

U raportua se anija cisternë "MIDVOLGA-2" u sulmua derisa lundronte nga Rusia për në Gjeorgji me një ngarkesë vaj luledielli.