Të paktën 40 të vdekur në sulmin izraelit mbi një shkollë për vajza në Iran
Shkolla fillore në qytetin Minab u goditet direkt në sulmet e mëngjesit, njoftoi një zyrtar i provincës.
Të paktën 40 persona, përfshirë nxënëse, kanë humbur jetën, ndërsa 48 të tjerë janë plagosur pasi sulmet izraelite goditën një shkollë fillore për vajza në qytetin Minab, në provincën jugore iraniane Hormozgan, raportohet nga mediat iraniane të shtunën.
Transmetuesi iranian IRIB, duke iu referuar një zyrtari provincial, njoftoi se shkolla u godit direkt gjatë sulmit të mëngjesit.
Më shumë detaje për momentin nuk janë të disponueshme.
ShBA-ja dhe Izraeli kryen të shtunën herët një sulm të përbashkët ndaj Iranit, duke cituar si qëllim heqjen e kërcënimeve që paraqet regjimi iranian. Deklarata të veçanta video kanë publikuar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump, të cilët gjithashtu sugjeruan mbështetje për ndryshimin e qeverisë në Teheran.
Irani e ka cilësuar sulmin si shkelje të sovranitetit të tij, ka premtuar përgjigje dhe ka kryer kundërsulme.
Këto ngjarje vijnë ndërkohë që Omani ka ndërmjetësuar bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor të Iranit, dhe raundi i fundit i bisedimeve u mbajt të enjten në Gjenevë.