| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shkup, hapet punëtoria muzikore "Dy Kultura - Një Ritëm" me mbështetjen e Institutit Yunus Emre
Punëtoria, e cila realizohet nga Departamenti i Muzikës dhe Valleve Tradicionale të Qendra Shtetërore e Shkollës së Baletit dhe Muzikës "Ilija Nikollovski– Luj", po zhvillohet me mbështetjen e Qendrës Kulturore Turke Instituti "Yunus Emre".
Shkup, hapet punëtoria muzikore "Dy Kultura - Një Ritëm" me mbështetjen e Institutit Yunus Emre
Shkup, hapet punëtoria muzikore "Dy Kultura - Një Ritëm" me mbështetjen e Institutit Yunus Emre / AA

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, ka filluar punëtoria muzikore "Dy kultura – Një ritëm", ku do të mësohet përdorimi i instrumenteve muzikore turke.

Punëtoria, e cila realizohet nga Departamenti i Muzikës dhe Valleve Tradicionale të Qendra Shtetërore e Shkollës së Baletit dhe Muzikës "Ilija Nikollovski– Luj", po zhvillohet me mbështetjen e Qendrës Kulturore Turke Instituti "Yunus Emre" (YEE).

Ceremonia e hapjes u mbajt në Qendrën e YEE-së në Shkup.

Drejtori i Institutit "Yunus Emre"-Shkup, Yunus Dilber falënderoi mësuesit dhe nxënësit e shkollës për pjesëmarrjen e tyre në program. "Komuna e Başakşehirit (në Istanbul) na kishte dhuruar instrumente muzikore turke.

Ata dëshironin që këto instrumente t'i bashkonin me mësuesit tanë. Uroj që gjatë shtatë javëve të ardhshme do të zhvilloni këtu orë teorike dhe praktike", tha Dilber.

Mësuesja e muzikës dhe valleve popullore në shkollë, Gordana Taseva Ilievska, gjithashtu shprehu falënderim për mbështetjen e YEE-së dhe u uroi suksese nxënësve pjesëmarrës në punëtori.

Duke njoftuar se në fund të periudhës së trajnimit do të mbahet një koncert në Sallën e Filarmonisë së Shkupit më 23 dhjetor, me mbështetjen e YEE-së, Taseva tha:

"Sot do ta fillojmë punëtorinë me një orë teorike, hyrje në muzikën popullore turke dhe instrumentet që na kanë ardhur nga Türkiye".

Mësuesi i instrumenteve popullore, Oliver Nastovski, kujtoi se ishte njohur me instrumentin "ud" gjatë viteve të tij si student dhe se atëkohë profesorët kishin ndarë buxhet për t'u njohur me këtë instrument.

Ai tha se në shkollë është përqendruar në fushën e instrumenteve.

"Qëllimi i këtyre instrumenteve është përdorimi i tyre, çdo instrument është para së gjithash praktikë. Dhe unë gjithmonë u them studentëve të mi se nuk mund të arrijmë asnjë sukses me një instrument pa praktikë. Mund të jesh një për qind i talentuar dhe pjesa tjetër është e gjitha praktikë", tha Nastovski.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Mucunski: Rruga drejt BE-së e parashikueshme, dinjitoze dhe e bazuar në kriteret evropiane
Kosovë, arrestohet një i dyshuar për spiunazh
Maqedoni e Veriut: Marrëveshja e Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur mbush 25 vite
Shpallet epidemi e etheve të Nilit Perëndimor në pesë komuna të Shkupit, shënohet viktima e parë
Kosovë, dy parti opozitare kërkojnë vazhdimin e seancës në Kuvend
Kryeministri Rama: Fakti që Serbia e ka humbur Kosovën është thjesht një fakt
Shqipëri, Droni Bayraktar TB2 monitoron në kohë reale vatrat e zjarrit
Shqipëria në flakë, nëntë vatra aktive
KFOR-i: Do të mbajmë prani të fuqishme në veri të Kosovës
Tetë vatra zjarri aktive në Shqipëri, vijojnë operacionet
BE-ja kundër planeve të Serbisë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër
Dhuka i përgjigjet homologut serb për Ibrin: Lumi rrjedh përpara, po ashtu edhe historia
Forcohet partneriteti në siguri dhe mbrojtje mes Shqipërisë dhe BE-së
Haxhiu dhe KFOR-i theksojnë rëndësinë e partneritetit Kosovë-ShBA në siguri
Turistët turq kryesojnë numrin e vizitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut në gjashtë muajt e parë
Transportuesit nga rajoni: Protesta nëse nuk zgjidhet problemi i qëndrimit në zonën Schengen
Shqipëria zgjeron plazhet publike me 67 për qind: 1689 parcela në dispozicion këtë verë
Rumania mund të mbyllë reaktorin bërthamor të "Cernavodës" pasi niveli i ujit në Danub ra ndjeshëm
Hoxha për debatin mbi Ibrin: Lumenjtë duhet të sjellin ujë, jo kërcënime
Gjykata siriane dënon në mungesë me vdekje ish-presidentin Bashar al-Assad