Ministri i Jashtëm turk Fidan takohet me homologun egjiptian në kuadër të takimit të OBI-së

Ministri Fidan u takua me homologun e tij egjiptian, Abdulati në Xheda të Arabisë Saudite, ku po merr pjesë në Takimin e 21-të të Jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-së.

Ministri i Jashtëm turk Fidan takohet me homologun egjiptian në kuadër të takimit të OBI-së / MPJ e Türkiyes/ X

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua me ministrin e Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, në margjinat e Takimit të 21-të të Jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI).

Sipas burimeve diplomatike, ministri Fidan u takua me homologun e tij egjiptian, Abdelatty në Xheda të Arabisë Saudite, ku po merr pjesë në Takimin e 21-të të Jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-së.