| Albanian
BOTA
3 minuta leximi
Rutte hedh poshtë kërcënimin bërthamor të Rusisë
NATO-ja është e gatshme ta mbrojë territorin e saj, tha shefi i aleancës, duke e akuzuar Moskën se po përpiqet ta tërheqë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.
Rutte hedh poshtë kërcënimin bërthamor të Rusisë
Rutte hedh poshtë kërcënimin bërthamor të Rusisë/ AA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, hodhi poshtë të mërkurën paralajmërimet bërthamore të Rusisë lidhur me Kaliningradin, duke thënë se Moska nuk mund të fitojë një përballje me aleancën.

Duke folur në Samitin e Euronews për Mbrojtjen dhe Hapësirën në Bruksel, Rutte tha se NATO-ja është e gatshme të mbrojë territorin e saj.

“Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Ky kërcënim nuk ekziston dhe, nëse ndodh diçka, ne jemi të gatshëm t’i kundërpërgjigjemi”, tha ai.

Komentet e tij erdhën pas raportimeve se Rusia, në një letër, ka paralajmëruar NATO-n kundër çdo përpjekjeje për të izoluar Kaliningradin, enklavën e saj perëndimore mes Polonisë dhe Lituanisë, duke thënë se është e gatshme të përdor gjithë arsenalin e saj, përfshirë armët bërthamore.

Rutte nuk pranoi të konfirmojë përmbajtjen e letrës së raportuar, por hodhi poshtë pretendimin për një kërcënim të afërt bërthamor ndaj vendeve baltike.

“Ne jemi një aleancë mbrojtëse. Mjaft me kërcënimin bërthamor. Kjo është absolutisht e panevojshme dhe nuk ndihmon aspak. Dhe, veçanërisht, mjaft me luftën në Ukrainë, e cila është një luftë agresioni e paprovokuar kundër Ukrainës”, tha ai.

Rutte tha gjithashtu se presidenti rus Vlladimir Putin nuk mund ta mposhtë NATO-n. “Të gjithë e dinë se ai nuk mund ta fitojë kurrë një luftë kundër NATO-s. Unë nuk e marr seriozisht këtë”, shtoi ai.

- Roli i Evropës në mbrojtje

Rutte tha se Rusia po pëson humbje të mëdha në Ukrainë dhe pretendoi se 43.000 trupa po vriten ose plagosen rëndë çdo muaj.

Ai tha se Moska po përpiqet të përçajë aleatët e NATO-s dhe ta largojë vëmendjen nga fusha e betejës.

“Nëse është e nevojshme, sigurisht që do të mbrohemi. Por, gjëja më e rëndësishme është se e gjithë kjo po ndodh sepse lufta nuk po shkon mirë për të në Ukrainë. Ai dëshiron të na përçajë. Ai dëshiron që ta humbasim vëmendjen kur bëhet fjalë për Ukrainën”, tha Rutte.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha gjithashtu se Evropa duhet të bëhet më e aftë për t’u përballur me kërcënimet e sigurisë pa u mbështetur kaq shumë te Uashingtoni.

“Pse po e bëjnë amerikanët këtë, duke neutralizuar kapacitetin bërthamor të Iranit? Sepse ne nuk mundemi. Por, në të ardhmen, duhet të sigurohemi që si evropianë të mund ta bëjmë këtë vetë”, tha ai.

Rutte tha se rritja e shpenzimeve evropiane për mbrojtjen duhet t’i mundësojë përfundimisht kontinentit të marrë më shumë përgjegjësi, duke ruajtur angazhimin e ShBA-së në NATO.

“Megjithatë, ShBA-ja të mbetet e përfshirë jo vetëm në aspektin bërthamor, por edhe në atë konvencional, ndërsa evropianët të marrin shumë, shumë më tepër përgjegjësi për mbrojtjen e kësaj pjese të NATO-s”, tha ai.


Eksploro
ShBA-ja heq Sirinë nga lista e ndalimit të eksporteve të armëve
Putin: Rusia nuk do të “vrapojë nëpër botë duke lypur poshtërueshëm lëmoshë”
Kryeministri i mandatuar i Rumanisë, Muresan humb votën e besimit në parlament
Kryeministri norvegjez: Financimi i institutit për paqen nuk kishte lidhje me Epsteinin
Shumica e institucioneve të BE-së përdorin kompani amerikane për shërbimet e postës elektronike
Grindja midis pilotëve thuhet se shkaktoi kodin e rrëmbimit të fluturimit Dubai-Tel-Aviv
Rusia zgjat deri më 31 tetor ndalimin e eksporteve të naftës dizel dhe karburantit detar
Iraku njofton për përfundimin e misionit të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga ShBA-ja
Mijëra hebrenj ultra-ortodoksë protestojnë në Kuds kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Trump pretendon se ShBA-ja ka nxjerrë më shumë naftë nga Ngushtica e Hormuzit se kurrë më parë
Gjykata Kushtetuese: Nëse Kuvendi i Kosovës nuk zgjedh presidentin e ri, zgjedhje brenda 45 ditësh
Kryeministri i shtetit gjerman bën thirrje për reformimin e Unionit Doganor BE-Türkiye
Kryeministri britanik: Brexit-i ka shkaktuar më shumë dëm sesa të mira
Egjipti mohon ndërhyrjen pasi Etiopia e akuzon për mbështetje të grupeve të armatosura
Komisioni Evropian me plan me pesë pika për t’iu përgjigjur mbërritjeve masive në kufijtë e jashtëm
Siria i bën thirrje BE-së të ushtrojë presion “efektiv” mbi Izraelin që të ndaloj sulmet
Italia përfundon tërheqjen e forcave të armatosura nga Iraku pas 12 vitesh
Greva godet Zagrebin, dy ditë pa transport dhe pa grumbullim të mbeturinave
Ghalibaf: Asnjë vend nuk mund të shesë naftë nëse Irani pengohet
Bllokohen disa shkolla të mesme në Francë, tensione mes nxënësve dhe forcave të sigurisë