| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Ibrahimaj: Rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor
Në një konferencë për mediat, ministrja e Ekonomisë dhe e Inovacionit e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, u fokusua në çështjet mbi zhvillimin ekonomik dhe treguesit kryesorë në sektorin e ekonomisë.
Ibrahimaj: Rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor
Ibrahimaj: Rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor

Ministrja e Ekonomisë dhe e Inovacionit e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian.

Në një konferencë për mediat në Tiranë, Ibrahimaj u fokusua në çështjet mbi zhvillimin ekonomik dhe treguesit kryesorë në sektorin e ekonomisë.

"Ekonomia shqiptare në tremujorin e parë të vitit 2026 u rrit me 3,71 për qind, rritje kjo që vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor, e cila rezultoi 3,6 për qind dhe gjithashtu mbi mesataren e Bashkimit Evropian, e cila është ndjeshëm më e ulët", tha ajo.

Duke theksuar se sipas sektorëve, ecuria e ekonomisë vijoi të mbajë një shpërndarje të qëndrueshme, ajo u shpreh se "Sektorët me rritje dhe me kontribut më të lartë në ekonomi kanë qenë sektori i administrimit, shëndetit publik, arsimit, sektori i aktiviteteve profesionale, shkencore dhe teknike, sektori i ndërtimit dhe sektori i pasurive të paluajtshme".

"Struktura e ekonomisë shqiptare vijon të dominohet nga sektori i shërbimeve që përbën 49,6 për qind të peshës në ekonominë shqiptare, ndjekur nga bujqësia, pyjet dhe peshkimi dhe gjithashtu industria. Ndërkohë, edhe investimet që përbëjnë një peshë të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të vendit kanë vijuar të rriten me 3,94 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026", tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj theksoi ndër të tjera se sa i takon aktivitetit të tregtisë së jashtme, eksportet e mallrave të shërbimeve dhe importet kanë qenë me rritje në tremujorin e parë të vitit 2026.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë