| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve në lidhje me një deklaratë të djeshme, e cila më vonë u interpretua si paralajmërim për zgjedhje, Mickoski tha se viti 2026 është vit reformash dhe konsolidimi.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit / Reuters

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se këtë vit nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në vend.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve në lidhje me një deklaratë të djeshme, e cila më vonë u interpretua si paralajmërim për zgjedhje, Mickoski tha se viti 2026 është vit reformash dhe konsolidimi.

Ai shtoi se do të dëshironte që zgjedhjet parlamentare të mbahen sipas afatit të rregullt në vitin 2028.

“Disa parti u frikësuan nga kjo deklaratë për zgjedhje. Por, qëndrimin tim e dini. Këtë vit nuk do të ketë zgjedhje. Ky është vit reformash dhe konsolidimi. Do të dëshiroja të kemi zgjedhje të rregullta, që do të mbahen së shpejti, në pranverën e vitit 2028”, tha Mickoski.

Lidhur me mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve në vitin 2027, Mickoski theksoi se partia e tij VMRO-DPMNE është gjithmonë e gatshme të shkojë në zgjedhje dhe të fitojë.

“Por, ajo që ne po bëjmë tani dhe ku është fokusi ynë është të realizojmë reforma, ta rrisim aktivitetin ekonomik dhe ta përmirësojmë standardin e qytetarëve”, tha ai.

Mickoski shtoi se kur ka përmendur se zgjedhjet mund të mbahen së shpejti, ka pasur parasysh se kështu e parashikon ligji, sipas të cilit zgjedhjet mbahen çdo katër vjet.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë dy marrëveshje bashkëpunimi në bujqësi
Kosovë, lansohet një aplikacion kundër dhunës ndaj fëmijëve
Hoxha në Nikozi: Presidenca e Qipros Jugore avancoi një agjendë ambicioze për një BE më elastike
Rama: Ukraina duhet ta sigurojë paqen me të njëjtën vendosmëri që po mbron lirinë e saj
Haxhiu: Serbia mban përgjegjësi për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve
ShBA-ja zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor
Autobusët urbanë në Shqipëri përjashtohen nga detyrimi për pajisje POS
Në Shkup u mbajt koncerti i muzikës së tasavufit
Tiranë, kryeministri Rama priti në takim ambasadorin turk
Shqipëri, hapet ekspozita mbi trashëgiminë historike dhe kulturore të komunitetit egjiptian
Kurti: Nga mijëra lëndë të trashëguara nga EULEX-i, asnjë nuk ishte për Masakrën e Reçakut
Shqipëri: Gjatë vitit 2025 institucionet kulturore u vizituan nga 1,5 milionë vizitorë
Partia boshnjake dënon deklaratat e ministrit të Jashtëm izraelit për pakicat e krishtera
Burhan Shaban dhe Mustafa Demirci vijnë në Shkup me koncert të muzikës shpirtërore
Tiranë, vazhdon në ditën e 24-t protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Thellohet bashkëpunimi midis Avokatëve të Popullit Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut
Prishtinë: Hapet Edicioni i 8-të i Festivalit Multikulturor "Krah"
Fotografët kapin momentin e rrallë, vetëm disa metra larg me rrëqebullin ballkanik
LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim me LVV-në, Kurti pret certifikimin e rezultateve
Shqipëri, mbahet tubim në "mbrojtje të shërbimeve publike dhe dinjitetit të punonjësve"