Putin shpall armëpushim për Pashkë me Ukrainën më 11-12 prill

Kremlini thotë se Rusia pret që pala Ukrainase t’i bashkohet armëpushimit.

By
Putin shpall armëpushim për Pashkë me Ukrainën më 11-12 prill / AP

Presidenti rus, Vlladimir Putin, njoftoi të enjten një armëpushim për Pashkët me Ukrainën, i cili do të hyjë në fuqi nga ora 16:00 (13:00 GMT) më 11 prill deri në fund të 12 prillit, në lidhje me festën e ardhshme, njoftoi Kremlini.

Rusia pret që pala ukrainase të ndjekë të njëjtin shembull, thuhet në një deklaratë të shërbimit për shtyp të Kremlinit.

“Me vendim të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, Vladimir Putin, në lidhje me festën ortodokse të ardhshme të Pashkëve (Ringjallja e Shenjtë e Krishtit), shpallet armëpushim nga ora 16:00 e datës 11 prill deri në fund të ditës më 12 prill 2026”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë shtohet se ministri i Mbrojtjes Andrey Belousov dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov janë udhëzuar të ndalin operacionet luftarake në të gjitha frontet gjatë kësaj periudhe.

“Forcat duhet të jenë të përgatitura për të neutralizuar provokimet e mundshme nga armiku, si dhe çdo veprim agresiv nga ana e tij. Ne nisemi nga mirëkuptimi se pala ukrainase do të ndjekë shembullin e Federatës Ruse”, thuhet më tej.