| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Maqedonci-Nufi: Shqipëria qëndron me Kosovën në rrugëtimin e saj që nga çlirimi dhe pavarësia
Maqedonci tha se me homologun e tij shqiptar diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje.
Maqedonci-Nufi: Shqipëria qëndron me Kosovën në rrugëtimin e saj që nga çlirimi dhe pavarësia
Maqedonci-Nufi: Shqipëria qëndron krah për krah me Kosovën në rrugëtimin e saj që nga çlirimi dhe pavarësia / User Upload
4 orë më parë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur me ceremoni ushtarake homologun e tij nga Shqipëria, Ermal Nufi.

Pas takimit, ministrat Maqedonci dhe Nufi folën në një konferencë për media ku i vlerësuan lart marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri në fushën e mbrojtjes.

Maqedonci tha se me homologun e tij shqiptar diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje.

“Republika e Shqipërisë vazhdon të kontribuojë në fuqizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes trajnimeve, edukimit të pjesëtarëve të FSK-së në Shqipëri, bashkëpunimit të ngushtë, por edhe përmes prezencës së saj në kuadër të KFOR-it”, tha Maqedonci.

Ministri kosovar tha se shikuan edhe mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të dy ministrive të mbrojtjes. Ai po ashtu theksoi se është falënderues ndaj ministrit Nufi për mbështetjen e Kosovës në rrugën e integrimit në NATO dhe organizmave tjerë, si dhe bashkëpunimin rajonal Kosovë-Shqipëri-Kroaci.

Në fjalën e tij, Nufi tha se Shqipëria qëndron krah për krah me Kosovën në rrugëtimin e saj që nga çlirimi dhe pavarësia.

Ai njoftoi se me homologun e tij kosovar diskutuan për thellim të bashkëpunimit veçanërisht në mbrojtje dhe shtoi se në takimet e nivelit të lartë që ka pasur së fundmi në Bruksel, Shqipëria ka ngritur shqetësim për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Situata në Kosovë është e drejtpërdrejtë për situatën e sigurisë së Shqipërisë dhe çdo zhvillim apo implikim i mundshëm në Kosovë sjell një shqetësim patjetër edhe në Republikën e Shqipërisë sa i përket sigurisë”, tha Nufi.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë