Lufthansa zgjat kufizimin e fluturimeve për në Izrael për shkak të tensioneve rajonale

Ndërsa avionët e Grupit Lufthansa do të vazhdojnë të shmangin hapësirën ajrore iraniane dhe irakiane, një pjesë e hapësirës ajrore të Bahreinit mund të përdoret përsëri.

By
Lufthansa zgjat kufizimin e fluturimeve për në Izrael për shkak të tensioneve rajonale / AA

Grupi Lufthansa tha sot se po e zgjatanulimin e fluturimeve të natës për në dhe nga Tel Avivi deri më 3 shkurt dhe do të vazhdojë tëshmangë hapësirën ajrore iraniane dhe irakiane.

"Deri të martën, më 3 shkurt, fluturimet e Grupit Lufthansa për në dhe nga Tel Avivi do të operojnë si fluturime ditore", tha një zëdhënës i kompanisë për Anadolu duke bërë të ditur se "Kjo do të thotë që ekuipazhet do të kthehen direkt pa qëndruar gjatë natës".

Transportuesi gjerman ka anuluar gjithashtu të gjitha fluturimet për në Teheran deri më 28 mars, fundi i orarit të fluturimeve dimërore, duke permendur arsye operacionale. 

Ndërsa avionët e Grupit Lufthansa do të vazhdojnë të shmangin hapësirën ajrore iraniane dhe irakiane, një pjesë e hapësirës ajrore të Bahreinit mund të përdoret përsëri.

Zëdhënësi tha se linja ajrore po monitoron nga afër zhvillimet në rajon dhe do ta rivlerësojë situatën nëditët në vijim. Pasagjerët e prekur do të ri-rezervohen automatikisht dhe do të kontaktohen në mënyrë proaktive.