| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Trumpi paralajmëron përdorim të forcës nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin
“Po kemi një rivendosje. Po ngarkojmë anijet me municionet më të mira, armët më të mira që janë prodhuar ndonjëherë”, tha Trump, duke shtuar se do t’i përdorin nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin.
Trumpi paralajmëron përdorim të forcës nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin
Trumpi paralajmëron përdorim të forcës nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin / DPA
10 Prill 2026

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se vendi i tij po ngarkon anijet luftarake me “armët më të mira të prodhuara ndonjëherë”, ndërsa delegacioni amerikan është nisur për në Pakistan për bisedime me Iranin, duke paralajmëruar përdorimin e forcës nëse nuk arrihet marrëveshje.

“Po kemi një rivendosje. Po i ngarkojmë anijet me municionin më të mirë, armët më të mira që janë prodhuar ndonjëherë”, tha Trump në një intervistë për New York Post, duke shtuar se armët janë “madje më të mira se ato që kemi përdorur më parë”.

“Dhe nëse nuk kemi marrëveshje, do t’i përdorim dhe do t’i përdorim shumë efektivisht”, tha ai.

I pyetur nëse mendon se bisedimet do të jenë të suksesshme, Trump u përgjigj: “Do ta kuptojmë brenda rreth 24 orësh. Do ta dimë së shpejti”.

Deklaratat e Trumpit erdhën disa orë pasi zv/presidenti amerikan, JD Vance, tha se Uashingtoni do të takohej me palën iraniane me “duar të hapura”, duke pritur që negociatat të jenë “pozitive”, ndërsa u nis nga Uashingtoni për në Pakistan.

Vance shoqërohet nga i dërguari special Steve Witkoff dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, të cilët kanë qenë të përfshirë në raundet e mëparshme të bisedimeve indirekte me zyrtarë iranianë përpara se ShBA-ja dhe Izraeli të ndërmerrnin sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë