7 Nëntor 2025
Türkiye u rizgjodh sot në Bordin Ekzekutiv të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) për mandatin 2025–2029, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Türkiye, një nga anëtaret themeluese të UNESCO-s, do të shërbejë në Bordin Ekzekutiv për mandatin e tretë radhazi, pas anëtarësimeve të saj të mëparshme për periudhat 2017–2021 dhe 2021–2025.
Zgjedhjet u zhvilluan gjatë Konferencës së 43-të të Përgjithshme të UNESCO-s në Uzbekistan.
TË REKOMANDUARA
Duke e riafirmuar përkushtimin e saj ndaj qëllimeve dhe idealeve të UNESCO-s, Türkiye tha se do të vazhdojë të kontribuojë në bashkëpunimin ndërkombëtar që e synon avancimin e misionit të organizatës dhe ruajtjen e vlerave të përbashkëta të njerëzimit.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë





















