| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Anketat tregojnë se shumica e evropianëve kundërshtojnë sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit
Sondazhet në Spanjë, Itali, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar zbulojnë kundërshtim të konsiderueshëm të publikut ndaj ndërhyrjes ushtarake.
Anketat tregojnë se shumica e evropianëve kundërshtojnë sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit
Anketat tregojnë se shumica e evropianëve kundërshtojnë sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit / Reuters
11 orë më parë

Sondazhet e fundit të opinionit publik në mbarë Evropën treguan të premten se pjesë të mëdha të publikut në disa vende kundërshtojnë sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Sipas anketave të zhvilluara në Spanjë, Itali, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, shumica në këto vende refuzojnë ndërhyrjen ushtarake dhe mbështesin qëndrimet e kujdesshme ose neutrale të qeverive të tyre.

Në Spanjë, një sondazh i shpejtë i realizuar nga kompania kërkimore 40dB me seli në Madrid për gazetën El Pais dhe radion Cadena SER, zbuloi se rreth 68 për qind e të anketuarve i kundërshtojnë sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Sondazhi gjithashtu tregoi se 57 për qind mbështesin vendimin e Spanjës për të mos ofruar mbështetje ushtarake për ShBA-në dhe Izraelin, ndërsa 53 për qind mendojnë se ShBA-së nuk duhet t’i lejohet të përdorë bazat ushtarake në Spanjë për operacione që lidhen me konfliktin.

Rreth 42 për qind e të anketuarve thanë se miratojnë mënyrën se si kryeministri Pedro Sanchez po e menaxhon krizën, ndërsa gati 80 për qind thanë se po e ndjekin me kujdes zhvillimin e ngjarjeve dhe se ndjenja e tyre më e shpeshtë lidhur me konfliktin është shqetësimi.

Një trend i ngjashëm u shfaq edhe në Itali, sipas një sondazhi të realizuar nga kompania kërkimore YouTrend me seli në Romë për televizionin Sky TG24.

Sondazhi tregoi se 56 për qind e të anketuarve kundërshtojnë ndërhyrjen ushtarake të ShBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Mbështetja për sulmet është më e madhe te votuesit e qendrës së djathtë, ku 57 për qind e tyre mbështesin ndërhyrjen, ndërsa 79 për qind e votuesve të qendrës së majtë e kundërshtojnë atë.

Rreth 48 për qind e të anketuarve besojnë se qeveria italiane duhet të mbetet neutrale dhe të veprojë si ndërmjetëse mes palëve, ndërsa 29 për qind thonë se qeveria duhet t’i dënojë sulmet dhe të bëjë thirrje menjëherë për armëpushim.

Në Gjermani, një sondazh i ri i publikuar nga transmetuesi publik ARD gjithashtu tregon besim të ulët të publikut ndaj ShBA-së dhe Izraelit.

Sipas sondazhit, 58 për qind e të anketuarve mendojnë se lufta që ShBA dhe Izraeli po zhvillojnë kundër Iranit nuk është e justifikuar.

Eksploro
Gjermania do t'i tërheqë ushtarët nga Lindja e Mesme për shkak të luftës me Iranin
Të paktën 16 të vrarë dhe 35 të plagosur nga sulmet ajrore izraelite në lindje të Libanit
Pezeshkian: Irani do të ndalojë sulmet ndaj vendeve fqinje nëse ato nuk sulmojnë të parat
ShBA-ja miraton shitjen e armëve për Izraelin në vlerë 151,8 milionë dollarë
Arabia Saudite rrëzon raketë balistike që synonte bazën ajrore Prince Sultan
Irani lëshon një valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit
Gra dhe fëmijë në mesi e 9 të vrarëve në sulmin e ri ajror izraelit në Liban
Polonia: Dërgesat e armëve amerikane në Evropë mund të përballen me vonesa
Erdoğan dhe Meloni diskutojnë tensionet teksa kriza në Lindjen e Mesme përshkallëzohet
Türkiye mohon se ka kërkuar nga intelegjenca britanike rritjen e sigurisë për presidentin sirian
Kryediplomati turk zhvillon biseda me homologët nga Omani, Katari dhe Estonia
Departamenti i Shtetit: Rreth 24 mijë amerikanë janë kthyer në SHBA nga Lindja e Mesme
Zvicra do të reduktojë blerjen e planifikuar të avionëve luftarakë F-35A
Ministri i Jashtëm i Türkiyes bisedon me homologun armen për zhvillimet rajonale
Rusia pretendon kontrollin e një tjetër vendbanimi në Ukrainë
Meloni: Italia po e monitoron krizën në Lindjen e Mesme, prioritet siguria e qytetarëve
Djali i ministrit izraelit Smotrich plagoset pranë kufirit me Libanin
OKB-ja: Rriten zhvendosjet në Liban mes përshkallëzimit në Lindjen e Mesme
“Operacioni Epic Fury” djeg rreth 5.82 miliardë dollarë në vetëm 100 orë
Kremlini: Vendosja e armëve bërthamore në territorin finlandez përbën kërcënim për Rusinë