| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Nufi “thellësisht i pikëlluar” nga aksidenti i helikopterit në Malatya të Türkiyes
“Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e tyre, Forcat e Armatosura Turke dhe popullin e Türkiyes. Shqipëria qëndron në solidaritet me aleatët tanë turq. U preshin në paqe”, tha Nufi.
Nufi “thellësisht i pikëlluar” nga aksidenti i helikopterit në Malatya të Türkiyes
Nufi “thellësisht i pikëlluar” nga aksidenti i helikopterit në Malatya të Türkiyes / َAA

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, është shprehur “thellësisht i pikëlluar” nga aksidenti tragjik i helikopterit S-70 në Malatya të Türkiyes që mori jetën e katër ushtarëve turq.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e tyre, Forcat e Armatosura Turke dhe popullin e Turqisë. Shqipëria qëndron në solidaritet me aleatët tanë turq. U preshin në paqe”, shkroi Nufi në rrjetin social X.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se katër pjesëtarë të personelit ushtarak humbën jetën pasi një helikopter i tipit S-70 u rrëzua në provincën Malatya, në lindje të Türkiyes, për “shkaqe ende të panjohura”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë