Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan tha se paqja do të mbizotërojë në rajon pavarësisht provokimeve izraelite.
Duke iu referuar Izraelit si “një grup i papërgjegjshëm”, ai tha se Tel-Avivi “nuk dëshiron kurrë që armët të heshtin në rajonin tonë”.
Duke folur në një mbledhje partiake në parlament, ai e quajti Izraelin një “rrjet masakrash që e ka bërë terrorin dhe pushtimin politikë shtetërore”.
Erdoğan më tej tha se Izraeli ka bërë gjithçka të mundshme gjatë dhjetë ditëve të fundit për të minuar “marrëveshjen e arritur me shumë vështirësi”.
Duke vlerësuar Türkiyen për ndikimin e saj në rajon, ai tha se vendi do të vazhdojë përpjekjet për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit në Iran.
“Zhvillimet rreth krizës me Iranin treguan përmasën botërore dhe fuqinë e Republikës së Türkiyes”, tha presidenti turk.





















