Pjesëtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) bashkë me pjesëtarë të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) kanë mbajtur ushtrim të përbashkët.
Siç ka bërë të ditur EULEX-i, nëpërmjet një njoftimi për media, pjesëtarë të EULEX-it bashkë me ata të KFOR-it, mbajtën ushtrime të trajnimit teorik dhe praktik për evakuim mjekësor ajror (Air Medevac) në Kampin "Bondsteel", në komunën e Ferizajt.
Sipas EULEX-it, ky ushtrim kishte qëllim fuqizimin e "bashkërendimit dhe avancimit të gatishmërisë operacionale në raste të emergjencave në situata të vërteta".
Kampi "Bondsteel" është selia operative e KFOR-it në Kosovë, e vendosur pranë Ferizajt, e udhëhequr nga Ushtria Amerikane me mbështetjen e trupave nga disa shtete aleate.



















