Trafiku detar në Ngushticën e Istanbulit është pezulluar përkohësisht në të dy drejtimet, pasi një anije mallrash pësoi një defekt mekanik në brigjet e Beşiktaşit.
Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare e Türkiyes tha se anija 185 metra e gjatë e mallrave të thata Zaltron, që lundronte nga Egjipti në Rusi, pësoi një defekt në motor në Kuruçeşme.
TË REKOMANDUARA
Drejtoria turke njoftoi se rimorkiatorët Kurtarma-3, Kurtarma-5 dhe Kurtarma-9 u dërguan urgjentisht në vendngjarje, ndërsa trafiku i anijeve në Bosfor u ndal në të dy drejtimet si masë paraprake.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë



















