Türkiye po ruan vrullin e saj të fortë në kandidaturën e saj për të pritur Konferencën e 31-të të Palëve (COP31) sipas Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike vitin e ardhshëm, tha Fatma Varank, zëvendësministre e mjedisit, urbanizimit dhe ndryshimeve klimatike dhe kryenegociatorja e klimës e Türkiye.
Duke folur për Anadolu në margjinat e COP30 në qytetin Belem të Brazilit, Varank tha se ndryshimi i klimës mbetet një nga sfidat më urgjente globale dhe kërkon angazhime të forta nga të gjitha vendet.
“Gjatë javës së 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork u zhvilluan diskutime për organizimin e takimeve me Australinë, ku të dy vendet arritën mirëkuptim të përbashkët lidhur me organizimin e COP31”, theksoi Varank.
“Në fakt, ne kishim rënë dakord të finalizonim një Memorandum Mirëkuptimi që përshkruan detajet e zbatimit brenda dy javësh”, shtoi ajo. Varank tha se presidenti i vendit, Erdoğan, e mbështet kandidaturën për COP31.
“Në përgjigjen e Türkiye, mirëkuptimi i arritur në Nju Jork u përshkrua si hap shembullor që do të forconte multilateralizmin në kontekstin ndërkombëtar të sotëm përmes një qasjeje bashkëpunuese, dhe Türkiye gjithashtu shprehu se mbetet e hapur për mundësi bashkëpunimi”, nënvizoi ajo.
Ajo tha se përpjekjet e vazhdueshme dhe kontaktet dypalëshe do të kontribuojnë në proces dhe se Türkiye synon të marrë presidencën e konferencës COP31.
Varank tha se, duke mbajtur në qendër të vëmendjes veprimin për klimën, Türkiye i kushton rëndësi të madhe sigurimit që COP31 të përqendrohet jo vetëm në një rajon specifik, por në të gjitha rajonet e cenueshme.
Për herë të parë, nëse Türkiye merr rolin e organizatorit, do të jetë në gjendje të veprojë si një urë lidhëse midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. “Oferta jonë për të pritur COP31 nuk është thjesht përparësi rajonale, por thirrje për solidaritet global për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha zv/ministërja e Mjedisit së Türkiyes.
Pjesëmarrja e zëvendëspresidentit, Cevdet Yılmaz, në Samitin e Liderëve të COP30 në Belem tregon vendosmërinë e qartë të Türkiye për të marrë presidencën e COP31, tha ajo.
Varank tha se ministri turk i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, do të mbërrijë në Belem më 18 nëntor për të marrë pjesë në sesionin ministror dhe për këtë arsye ajo pret që diskutimet për organizimin e kandidaturës së Türkiye të përshpejtohen dhe të arrijnë në një përfundim së shpejti.





















