Irani: Trumpi "tradhtoi diplomacinë"

"Kur negociatat komplekse mbi programin bërthamor trajtohen si një transaksione pasurie të paluajtshme dhe kur gënjeshtrat e mëdha errësojnë realitetet, pritshmëritë jorealiste nuk mund të përmbushen kurrë", tha kryediplomati iranian.

By
Irani: Trumpi "tradhtoi diplomacinë" / Reuters

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi akuzoi të mërkurën presidentin e ShBA-së, Donald Trump, për "tradhti ndaj diplomacisë" dhe votuesve të tij amerikanë, pas sulmeve të vazhdueshme ShBA-Izrael ndaj Iranit.

"Kur negociatat komplekse mbi programin bërthamor trajtohen si një transaksion pasurie të paluajtshme dhe kur gënjeshtrat e mëdha errësojnë realitetet, pritjet jorealiste nuk mund të përmbushen kurrë", shkroi Araghchi në platformën X.

Pasoja e kësaj ishte "bombardimi i tryezës së negociatave nga inati", argumentoi ai.

"Z. Trump tradhtoi diplomacinë dhe amerikanët që e zgjodhën atë", tha Araghchi.

Tensionet rajonale u përshkallëzuan kur ShBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit të shtunën, duke lënë të vrarë gati 800 njerëz, përfshirë Udhëheqësin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Si përgjigje, Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, si dhe vendet e Gjirit, të cilat janë shtëpia e aseteve amerikane.