| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti Erdoğan uron Azerbajxhanin për 6-vjetorin e fitores në Karabak
“Shpreh urimet e mia më të përzemërta me rastin e gjashtëvjetorit të çlirimit të Karabakut nga pushtimi 30-vjeçar dhe Ditës së Fitores së Azerbajxhanit, vendit tonë mik dhe vëlla”, tha Erdoğan.
Presidenti Erdoğan uron Azerbajxhanin për 6-vjetorin e fitores në Karabak
Presidenti Erdoğan uron Azerbajxhanin për 6-vjetorin e fitores në Karabak / TRT Balkan AL

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar Azerbajxhanin për Ditën e Fitores, me rastin e gjashtëvjetorit të çlirimit të Karabakut nga gati tri dekada pushtim.

“Shpreh urimet e mia më të përzemërta me rastin e gjashtëvjetorit të çlirimit të Karabakut nga pushtimi 30-vjeçar dhe Ditës së Fitores së Azerbajxhanit, vendit tonë mik dhe vëlla”, tha Erdoğan në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

“Me mëshirë përkujtoj të gjithë dëshmorët tanë që e bënë të mundur këtë fitore të madhe me gjakun dhe jetën e tyre dhe që ranë për atdheun e tyre”, shtoi ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë