Lëvizja Vetëvendosje optimiste se nesër do të formohet edhe Kuvendi edhe qeveria e re
Të hënën më 9 shkurt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 gjë që i hapi rrugë formimit të institucioneve të reja në Kosovë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti si dhe nënkryetari i kësaj partie Glauk Konjufca, janë shprehur optimist për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani më 11 shkurt,.
Kurti tha se më 11 shkurt nga ora 12:00 do të shkojë në seancën konstitutive të thirrur nga presidentja Osmani, duke u shprehur optimist se seanca do të shkojë mirë.
“Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstituive dhe besoj që do të shkojë mbarë e mirë gjithçka”, tha shkurti ai.
Nënkryetari Glauk Konjufca, u shpreh optimist se ditën e nesërme përpos Kuvendit të Kosovës, do të votohet edhe qeveria e re.
“Nesër do të bëhet Kuvendi dhe nesër shumë shpresoj që do të bëhet edhe qeveria. Për të tjerat flasim pastaj”, tha ai.
Të hënën më 9 shkurt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 gjë që i hapi rrugë formimit të institucioneve të reja në Kosovë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thirri sot për 11 shkurt nga ora 12:00 seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.