| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Mickoski zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit
Mickoski tha se në bisedën telefonike shprehu mbështetje për Katarin dhe mirëkuptim për kompleksitetin e situatës në Lindjen e Mesme.
Mickoski zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit
Mickoski zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit / AA
10 orë më parë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

Në një postim në rrjetin social X, Mickoski tha se në bisedën telefonike shprehu mbështetje për Katarin dhe mirëkuptim për kompleksitetin e situatës në Lindjen e Mesme.

Ai po ashtu tha se shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale rajonale dhe globale, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit.

"Theksuam së bashku angazhimin tonë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në interes të qytetarëve dhe ekonomive tona", shkroi Mickoski.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë