Anija e shpimit në det të thellë "Yildirim" kalon nëpër Ngushticën e Dardaneleve
"Yildirim", e cila iu shtua flotës energjetike të Türkiyes për t’i forcuar aftësitë e saj të eksplorimit dhe shpimit, hyri në Ngushticën e Çanakalasë nga Deti Egje rreth orës 13:30 sipas kohës lokale.
Anija e re e shpimit në ujëra ultra të thella "Yildirim", e shtuar në flotën energjetike të Türkiyes, kaloi nëpër Ngushticën e Çanakkalasë.
"Yildirim", e cila iu shtua flotës energjetike të Türkiyes për të forcuar aftësitë e saj të eksplorimit dhe shpimit, hyri në Ngushticën e Çanakalasë nga Deti Egje rreth orës 13:30 sipas kohës lokale.
Gjatë kalimit nëpër Ngushticë, "Yildirim" përshëndeti Çanakkalanë përpara tabelës "Ndalo, Pasagjer".
Anija e shpimit në ujëra të thella "Yildirim" u shoqërua gjatë kalimit nëpër Ngushticë nga rimorkiatorët "Kurtarma-10", "KIYEM-6" dhe "TURKELI", që i përkasin Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Bregdetare të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe nga një anije e Rojës Bregdetare.
Pas përfundimit të montimit të kullës dhe përgatitjeve operacionale në portin Filyos në Zonguldak, platforma e shpimit "Yildirim" pritet të fillojë operacionin e saj të parë të përfundimit të pusit në Detin e Zi si pjesë e projektit të zhvillimit të fushës së gazit Sakarya, në fund të marsit.