| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Tiranë, vazhdon në ditën e 24-t protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Mijëra protestues nga Tirana, por edhe nga qytete të tjera të vendit, si dhe nga diaspora, janë mbledhur sërish në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit në Zvërnec, si dhe me kërkesa të tjera.
Tiranë, vazhdon në ditën e 24-t protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Tiranë, vazhdon në ditën e 24-t protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"/ AA

Në Shqipëri vazhdojnë protestat kundër qeverisjes në vend, mbi çështjen e projektit turistik në zonën e Zvërnecit në Qarkun e Vlorës dhe kundër ndërtimeve në zona të mbrojtura, duke hyrë në ditën e 24-t.

Mijëra protestues nga Tirana, por edhe nga qytete të tjera të vendit, si dhe nga diaspora, janë mbledhur sërish në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit në Zvërnec, si dhe me kërkesa të tjera.

Në vend, por edhe në media të huaja, ka pasur pretendime se projekti lidhet me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump, duke shkaktuar reagime dhe protesta në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbeu”, për të vijuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë. Pas qëndrimit disa orë në bulevard, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit.

Të iniciuara nga aktivistë dhe të mbështetura nga qytetarët, protesta është zgjeruar edhe mbi çështje të tjera, si krijimi i një qeverie teknike, shfuqizimin kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin ligjit të njohur si "Paketa e Maleve" dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Në ditët e fundit janë organizuar protesta të ngjashme edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërkohë janë mbajtur protesta edhe nga shqiptarët që jetojnë në disa vende të Evropës.

Gjatë një proteste më 30 maj në zonën e Zvërnecit u shënuan incidente, ku sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, disa roje të një kompanie private të sigurisë tërhoqën zvarrë një qytetar, duke shkaktuar më pas fillimin e protestave në Tiranë.

Në lidhje me çështjen, kryeministri Rama ka deklaruar se projekti në Zvërnec po ndjek procedurat ligjore dhe mjedisore, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur një projekt përfundimtar apo studim të plotë të ndikimit në mjedis.


Eksploro
Shqipëri, mbahet tubim në "mbrojtje të shërbimeve publike dhe dinjitetit të punonjësve"
Mbahet Asambleja e Përgjithshme e Degës së Shqipërisë të Bashkimit të Demokratëve Ndërkombëtarë
Tiranë, vazhdon në ditën e 23-të protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Kryeministri Rama vizitë në Francë, takon presidentin Macron
Kosovë, Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari
Këshilli Botëror Turk i Biznesit organizoi takim me mediat në Maqedoninë e Veriut
MEPJ-ja e Shqipërisë dënon heqjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit gjatë protestës në Tiranë
Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur nga lufta në Kosovë
Shqipëria do të marrë 302 milionë dollarë hua nga ShBA-ja për financim ushtarak
Ndërkombëtarët: Kosova të krijojë kushtet për përdorimin e simboleve dhe flamujve të komuniteteve
Ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i Zvërnecit do të ecë vetëm sipas standardeve mjedisore të BE-së
Millatoviq në Astana: Hapim një fazë të re në marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kazakistanit
Kosova në total me 320 shërbime digjitale për qytetarët dhe bizneset
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e 19-të
Haxhiu kritikon misionet ndërkombëtare, nuk i adresuan seriozisht krimet e Serbisë
Ministri Nufi: Shqipëria është aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në rajon
Fillon seminari "Zhvillime Inovative në Arsim" në Maqedoninë e Veriut
Ndërpritet seanca e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e opozitës e bllokojnë foltoren
Maqedonia e Veriut në NATO: Jemi të përkushtuar ndaj zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse
Shqipëria bëhet anëtare e Komitetit të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale