Nestle do të shesë biznesin e akullores si pjesë e riorganizimit

Masat e reduktimit të stafit pritet të kursejnë 1,3 miliard dollarë në vit deri në fund të 2027.

By
Nestle do të shesë biznesin e akullores si pjesë e riorganizimit / Reuters

Gjigandi zviceran i ushqimit dhe pijeve, Nestle, është në bisedime për të shitur biznesin e saj të akullores, ndërsa po përqendrohet në efikasitet përmes një plani të gjerë strategjik të transformimit, sipas rezultateve të tremujorit të katërt, të publikuara të enjten.

Drejtori Ezekutiv Philipp Navratil, i cili mori detyrën në shtator 2025, ka ndjekur një program rigoroz të menaxhimit të kostove që nga marrja e detyrës.

Sipas Navratil, bizneset kryesore të Nestle janë kafeja, produktet për kafshët shtëpiake, produktet për ushqim dhe shëndet, si dhe ushqimet e lehtat. Kompania është në bisedime të avancuara për të shitur asetet e mbetura të biznesit të saj të akullores tek kompania britanike Froneri.

Ndërkohë, një plan i parashikuar për largimin e 16.000 punonjësve gjatë dy viteve të ardhshme përbën 6 për qind të fuqisë punëtore totale të firmës prej rreth 280.000 punonjësish. Pritet që ky largim të kursejë kompaninë 1 miliard franga zvicerane (rreth 1,3 miliard dollarë) në vit deri në fund të 2027, nga të cilat 20 për qind thuhet se janë arritur tashmë.

Shitjet ranë me 2 për qind krahasuar me vitin e kaluar në 2025, duke arritur në 116 miliardë dollarë, më pak se parashikimet.

Fitimi neto u ul me 17 për qind, në 11,6 miliardë dollarë, ndërsa shitjet organike – pa ndikimin e valutës dhe blerjeve – u rritën me 3,5 për qind gjatë së njëjtës periudhë, pak më poshtë se parashikimi për rritje prej 3,38 për qind.