12 Prill 2026
Në deklaratat e tij më të forta deri më tani, Papa Leo XIV ka dënuar “iluzionin e gjithëfuqishmërisë” që po nxit luftën ShBA–Izrael kundër Iranit dhe u ka bërë thirrje liderëve politikë të ndalen dhe të negociojnë paqen.
Papa Leo drejtoi një shërbesë lutjeje në mbrëmje në Bazilikën e Shën Pjetrit, në të njëjtën ditë kur Shtetet e Bashkuara dhe Irani nisën negociatat ballë për ballë në Pakistan, ndërsa një armëpushim i brishtë po mbahej.
Papa i parë në histori i lindur në ShBA nuk përmendi Shtetet e Bashkuara apo presidentin Donald Trump gjatë lutjes së tij.
TË REKOMANDUARA
“Mjaft me idhujtarinë ndaj vetes dhe parasë!” kërkoi Leo.
“Mjaft me demonstrimin e fuqisë! Mjaft me luftën!”
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë














