| albanian
BOTA
2 minuta leximi
Trump: ShBA-ja po shton presionin për marrëveshjen në Ukrainë së bashku me NATO-n
“Po e rrisim presionin. Po e rrisim së bashku. Të gjithë po e rrisim. NATO ka qenë e shkëlqyer”, tha presidenti amerikan.
Trump: ShBA-ja po shton presionin për marrëveshjen në Ukrainë së bashku me NATO-n
Trump: ShBA-ja po shton presionin për marrëveshjen në Ukrainë së bashku me NATO-n
10 Tetor 2025

Presidenti amerikan Donald Trump tha se po ashpëron presionin ndaj Rusisë së bashku me aleatët e NATO-s për të siguruar një marrëveshje që prej kohësh mungon, e cila do t’i japë fund luftës së Kremlinit në Ukrainë.

“Po e rrisim presionin. Po e rrisim së bashku. Të gjithë po e rrisim. NATO ka qenë e shkëlqyer”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale ndërsa priti presidentin finlandez Alexander Stubb.

“Po shesim shumë armë për NATO-n, dhe këto, mendoj, për pjesën më të madhe po shkojnë për Ukrainën. Kjo varet prej tyre, por ata po blejnë armë nga ShBA-ja. Ne prodhojmë armët më të mira në botë”, shtoi ai.

Trump përgëzoi bashkëpunimin aktual të Washingtonit me Helsinkin, duke përmendur një marrëveshje për prodhim të përbashkët të 11 anije-thyerës akulli (icebreakers), shtatë prej të cilave do të ndërtohen në ShBA.

“Negociuam një çmim mjaft të vështirë, besoj, por supozoj që do të ecni shumë mirë, por ajo që po bëni është se do të na mësoni ne për biznesin e anije akullthyerëse”, tha ai.

“Ata në njëfarë mënyre kanë thuajse një monopol mbi anijet akullthyerëse. Nëse e mendon, askush nuk i bën si Finlanda. Kam dëgjuar këtë për një kohë të gjatë. Pra, do të kemi gjithsej 11”, shtoi Trump.

Ndërkaq, Stubb tha se marrëveshja forcon marrëdhëniet bilaterale dhe pritet të sjellë dorëzimin e anijes së parë në vitin 2028.

Ndërsa Trump shfaqi fjalë të ngrohta për Finlandën dhe NATO-n në përgjithësi, ai përmendi veçanërisht Spanjën për refuzimin e saj ndaj udhëzuesit të shpenzimeve të mbrojtjes prej 5 për qind që ai kërkoi që aleanca ta miratonte, duke sugjeruar se vendi perëndimor evropian duhet të përjashtohet nga grupi.

“Spanja është ajo që nuk e bëri. Dhe kështu, mendoj se ju njerëz do të duhet të filloni të flisni me Spanjën. E vetmja që nuk e bëri, i vetmi vend i NATO-s që nuk e bëri, është Spanja, dhe ju do të kuptoni pse është kështu”, tha ai.

“Ata po ecin mirë, po. E dini, mendoj se për shkak të shumë gjërave që kemi bërë, po ecin mjaft mirë. Nuk kanë alibi, jo për këtë, por mirë. Ndoshta duhet t’i hidhni jashtë NATO-s, sinqerisht”, shtoi ai.

 


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Franca lejon kompanitë izraelite të marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të sigurisë
Kancelari gjerman, Merz: BE-ja duhet të transformohet në një bashkim evropian të mbrojtjes
Kryeministri polak, Tusk: Hekurudha Varshavë-Lublin u sabotua me mjete shpërthyese
Ukraina thotë se 4 persona u vranë dhe 15 u plagosën nga sulmet ajrore ruse në rajonet e Kharkivit
Të paktën 32 të vdekur në RD të Kongos pas shembjes së urës në minierën e bakrit
Trump: ShBA-ja mund të negociojë me Maduron teksa rritet prania ushtarake
Zhvillohet protestë pranë Shtëpisë së Bardhë kundër politikave të administratës Trump
Shpërthejnë përleshjet në protestën kundër dhunës në Mexico City, 20 të plagosur
Trumpi thotë se “nuk di asgjë” për vajzat e përmendura në emailin e sapo publikuar të Epsteinit
Pelegrinët myslimanë përqafojnë reshjet e rralla në Mekë gjatë tavafit rreth Qabes
Zbulohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Hong Kongut
Shpërthim në një fabrikë agrokimike në Argjentinë, 20 të plagosur
Egjipti dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim në Sudan dhe zbatim të plotë të marrëveshjes në Gaza
Studentë në mbarë Italinë protestojnë kundër qeverisë së kryeministres Meloni
Trump kërkon hetim për lidhjet e Epstein me të ish-presidentin Clinton dhe figurave të tjera
Kryediplomati sirian takon investitorët britanikë në Londër për ta zgjeruar bashkëpunimin ekonomik
Kina zbulon depozitën e saj më të madhe të vetme të arit në më shumë se 70 vjet
ShBA-ja i ofron Belgjikës mbështetje për ta luftuar kërcënimin nga dronët
Europol: Autoritetet sekuestruan tonë kimikatesh në Evropën Qendrore dhe Lindore
OKB: Lufta në Sudan brutale dhe çnjerëzore; kërkohet ndihmë urgjente dhe mbrojtje civile