| albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Tetë muaj pas zgjedhjeve, Osmani mandaton Kurtin për formimin e qeverisë së re
“Sipas Kushtetutës, Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim”, njoftoi presidenca.
Tetë muaj pas zgjedhjeve, Osmani mandaton Kurtin për formimin e qeverisë së re
Tetë muaj pas zgjedhjeve, Osmani mandaton Kurtin për formimin e qeverisë së re
11 Tetor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese ka nënshkruar dekretin, me të cilin ka mandatuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Siç njofton Zyra e Presidentes, ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila me 48 mandate ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti.

“Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Presidentja i ka uruar suksese Kryeministrit aktual në detyrë Albin Kurtit, me shpresën që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues.

Të premten më 10 tetor, pas emërimit të nënkryetarit serb të Kuvendit, Nenad Rashiq, u konstituua Kuvendi i Kosovës, tetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit 2025 duke hapur rrugë për formimin e qeverisë së re.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëria përfshihet nga moti i keq, përmbytje në disa zona
Paralajmërim për vërshime në Kosovë
Mbrojtja Civile në Shqipëri: Situatë e qetë nga kushtet e motit, strukturat në gatishmëri
Sarajevë: Kërkohet zbardhja e vrasjeve nga vrasës të paguar gjatë luftës
Kroaci, zjarri përfshin ndërtesën "Vjesnik" në Zagreb
Prishtinë, anulohet procesi mësimor si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike
Kryediplomati gjerman: Shqipëria është plotësisht e vendosur për ta vijuar rrugën drejt integrimit n
Mali i Zi rikthen udhëtimin pa viza me Türkiyen
Siljanovska-Davkova: BE-ja të tregojë strategji të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni e Veriut: Rivotimi për kryetar në 4 komuna caktohet për 11 janar
Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevën e paralajmëruar njëorëshe
Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Hapen bisedimet e Shqipërisë me BE-në për grupkapitullin e fundit
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Tifozët kosovarë në Slloveni raportojnë vjedhjen e targave të automjeteve
Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale
Protestë në Strasburg kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së