RAJONI
1 minuta leximi
Rutte takon kryeministrin Rama: Shqipëria është një aleate e palëkundur
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është takuar në Bruksel me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Rutte takon kryeministrin Rama: Shqipëria është një aleate e palëkundur
Rutte takon kryeministrin Rama: Shqipëria është një aleate e palëkundur / AA
13 orë më parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Rama, Rutte u shpreh se Shqipëria është një aleate e palëkundur.

"Shqipëria do të mbërrijë 2 për qind të shpenzimeve ushtarake këtë vit që është një angazhim i madh. Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale, përfshirë edhe përmes ndërmarrjeve të veta shtetërore, që është e rëndësishme sepse na duhet një bazë më e fortë industriale në mbarë NATO-n", tha Rutte.

Rutte theksoi se NATO mund të mbështetet tek Shqipëria dhe gjithmonë Shqipëria mund të mbështete tek NATO.

Rama theksoi se duan të bëjnë më shumë dhe shtoi se tashmë po nisin rilindjen e industrisë së mbrojtjes.

"Jemi shumë të prirur të diskutojmë me ju punën e mëtejshme që duhet bërë për të bërë të mundur portin e ri Ushtarak në Shqipëri, në Porto Romano", u shpreh ndër të tjera Rama.

Rama vizitoi Brukselin në kuadër të Konferencës së 6-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian (BE), që u mbajt më 16 shtator.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë