| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kryeministri Kurti priti në takim ministrin e Tregtisë të Türkiyes, Bolat
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim, kryeministri Kurti theksoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe e falënderoi ministrin Bolat për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme të Republikës së Türkiyes ndaj Republikës së Kosovës.
Kryeministri Kurti priti në takim ministrin e Tregtisë të Türkiyes, Bolat
Kryeministri Kurti priti në takim ministrin e Tregtisë të Türkiyes, Bolat / TRT Balkan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Tregtisë të Republikës së Türkiyes, Omer Bolat.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim, kryeministri Kurti theksoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe e falënderoi ministrin Bolat për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme të Republikës së Türkiyes ndaj Republikës së Kosovës.

Teksa shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit, Kurti tha se në dekadën e fundit janë dyfishuar shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve, me rritjen më të shpejtë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë.

Të dy diskutuan për mundësitë e zgjerimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë edhe për shërbimet, përfshirë ato profesionale, të teknologjisë së informacionit, të transportit dhe të logjistikës, si dhe shërbimet financiare. Në këtë kontekst, Kurti përmendi potencialin e jashtëzakonshëm të Kosovës për eksport të shërbimeve.

Kurti theksoi se do të ishte i lumtur që Forumi i dytë Ekonomik Kosovë-Türkiye, pas atij në Istanbul më 2024, të mbahej në Prishtinë këtë vit, si një hap konkret i radhës, thellimit dhe i zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Ndërsa, u diskutua edhe për aktivizimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar.

Me qëllim të ndërlidhjes globale dhe ekonomike, Kurti foli për synimet për hapjen e një linje të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ndihmën e Türkiyes.

Pasi theksoi bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, Kurti përcolli mirënjohjen dhe falënderimet e tij për presidentin Recep Tayyip Erdoğan për angazhimin dhe mbështetjen e posaçme ndërkombëtare për Kosovën.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëri, TIKA ofron mbështetje për Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve
Ministrja Gërvalla diskuton në Bruksel me Kyuchyuk për zhvillimet në drejtësi
Kusari-Lila me homologun turk Bolat: Marrëdhëniet Kosovë–Türkiye të forta dhe me besim të ndërsjellë
Ushtria e Maqedonisë së Veriut intensifikon stërvitjet taktike të LPBG-së në “BLESOK 26”
Rama: Po punojmë për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik me Greqinë
Kurti: Zgjedhjet e reja do t’i kushtonin shtetit dhjetëra milionë euro
Shqipëria hap edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Studentë
Kurti në takim me Whitaker: Prania e NATO-s në Kosovë vendimtare për paqen dhe sigurinë
Shkup, hapet zyrtarisht projekti "Shkolla Rinore Ballkanike 2026"
Komandanti i KFOR-it pret ambasadorin amerikan në NATO, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
RMV: Vazhdon stërvitja "BLESOK 26" me aktivitete të orientuara drejt kryerjes së detyrave taktike
Komandanti i KFOR-it, Ulutas: Paqja në Kosovë arrihet me diplomaci, jo me dhunë
Pushteti dhe opozita përplasen në Kuvendin e Kosovës për sektorin e energjisë elektrike
Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina thellojnë bashkëpunimin
Kryeministri Rama takon në Abu Dhabi presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe
Hoxha-Bettel: Shqipëria dhe Luksemburgu e synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e integrim
Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacion ndërkombëtar paqeruajtës në Gaza
Gërliq-Radman: Mali i Zi po e politizon Jasenovacin dhe po i thellon ndarjet
Ministri Hoxha takon komisaren Kos: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së bazohet në angazhime të forta
Nuk ka marrëveshje për Presidentin, Kurti: Kosova drejt zgjedhjeve të reja