| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, hapet Panairi i Librit Akademik dhe Shkencor
Panairi zhvillohet datat 22–24 prill dhe organizohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit të Shqipërisë.
Shqipëri, hapet Panairi i Librit Akademik dhe Shkencor
Shqipëri, hapet Panairi i Librit Akademik dhe Shkencor / TRT Balkan

Në Shqipëri është hapur sot edicioni i pestë i Panairit të Librit Akademik dhe Shkencor.

Ceremonia e hapjes u zhvillua në ambientet e jashtme të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, të institucioneve dhe shtëpive botuese pjesëmarrëse në panair, studiuesve, studentëve dhe nxënësve.

Panairi zhvillohet në datat 22–24 prill dhe organizohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit të Shqipërisë.

Sipas organizatorëve, panairi mbledh së bashku botime shkencore, autorë, ente botuese, universitete, institute dhe qendra kërkimore, "duke krijuar një platformë të rëndësishme për promovimin e librit akademik dhe afrimin e tij me lexuesin".

Në këtë panair do të marrin pjesë rreth 40 institucione nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si dhe do të zhvillohen mbi 100 promovime të botimeve të reja.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë