Komanda Qendrore e ShBA-së paralajmëron civilët të shmangin portet që përdoren nga Irani
“Punëtorët iranianë të porteve, personeli administrativ dhe ekuipazhet e anijeve tregtare duhet të shmangin anijet ushtarake iraniane dhe pajisjet ushtarake”, bëri thirrje CENTCOM.
Komanda Qendrore e ShBA-së (CENTCOM) ka paralajmëruar civilët në Iran që t’i shmangin “menjëherë” të gjitha objektet portuale ku operojnë forcat detare iraniane.
“Punëtorët iranianë të porteve, personeli administrativ dhe ekuipazhet e anijeve tregtare duhet të shmangin anijet ushtarake iraniane dhe pajisjet ushtarake”, tha CENTCOM-i në një deklaratë.
Teksa paralajmëroi civilët për rreziqet, CENTCOM-i tha se forcat amerikane do të vazhdojnë të përpiqen të kufizojnë dëmin ndaj joluftëtarëve.
“Edhe pse ushtria amerikane nuk mund të garantojë sigurinë e civilëve brenda ose pranë objekteve që përdoren nga regjimi iranian për qëllime ushtarake, forcat amerikane do të vazhdojnë të marrin çdo masë të mundshme për ta minimizuar dëmin ndaj civilëve”, thuhet në deklaratë.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga 28 shkurti, kur ShBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm të përbashkët kundër Iranit, i cili ka vrarë më shumë se 1.300 persona, përfshirë ish-liderin suprem, Ali Khamenei.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa, duke shënjestruar Izraelin dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.