Erdoğan: Türkiye ka dhënë një shembull global për të drejtat e njeriut
Krimet e luftës dhe gjenocidi i kryer nga Izraeli në Gaza për 2 vjet, janë prova më e qartë e shkeljeve të deklaratës së OKB-së për të drejtat e njeriut, tha presidenti turk.
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e OKB-së po nëpërkëmbet në konfliktet në mbarë rajonin, deklaroi sot presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdogan.
Duke folur në një konferencë për shtyp të hënën, pas një mbledhjeje të rregullt të kabinetit në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara, Erdoğan tha se konfliktet në mbarë rajonin tregojnë se Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, mbi të gjitha e drejta për jetën, po shkelet brutalisht.
Ai shtoi se krimet e luftës dhe gjenocidi i kryer nga Izraeli në Gaza gjatë dy viteve të fundit, në sy të gjithë botës, janë prova më e qartë e shkeljeve të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
Sipas tij, Türkiye ka vendosur një shembull për mbarë botën në fushën e të drejtave të njeriut përmes përpjekjeve të saj të përqendruara në paqe dhe drejtësi në rajone “të përmbytura nga gjaku dhe lotët, si Gaza, Siria, Somalia dhe Libia”.