Kosova triumfon ndaj Sllovakisë me spektakël golash, kalon në finalen e play-off-it

Pas kësaj fitore Kosova do të përballet me Türkiyen më 31 mars në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

By Zekerija Mexhiti
Kosova triumfon ndaj Sllovakisë me spektakël golash, kalon në finalen e play-off-it / AA

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një fitore të rëndësishme dhe bindëse ndaj Sllovakisë me rezultat 4:3, në kuadër të gjysmëfinales së play-offit për Kupën e Botës.

“Dardanët” dominuan ndeshjen me efikasitet në fazën sulmuese, duke realizuar katër gola përmes Veldin Hoxhës, Fisnik Asllanit, Florent Muslijës dhe Kreshnik Hajrizit, të cilët vulosën një paraqitje mbresëlënëse të përfaqësueses.

Në anën tjetër, për Sllovakinë realizuan Martin Valjent, Lukas Haraslin dhe David Strelec por golat e tyre nuk mjaftuan për ta ndalur Kosovën drejt finales së play-off-it.

Pas kësaj fitore Kosova do të përballet me Türkiyen më 31 mars në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në një ndeshje vendimtare që cilësohet si finalja e kualifikimeve për Kupën e Botës në Futboll. Ky duel pritet me interes të jashtëzakonshëm nga tifozët.

Atmosfera në Prishtinë tashmë është elektrizuese, ndërsa të gjitha biletat për këtë sfidë janë shitur në kohë rekorde.

Kjo ndeshje konsiderohet si një nga momentet më të rëndësishme për futbollin kosovar, pasi një fitore do të ishte kualifikim historik në Kampionatin Botëror të futbollit.

Përfaqësuesja e Türkiyes deri më tani është kualifikuar dy herë në Kupën e Botës. Fillimisht në vitin 1954 dhe për herë të fundit në vitin 2002 – ku arriti suksesin më të madh, duke zënë vendin e 3-të në botë.