| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti Erdoğan pret në takim shefin e ushtrisë së Pakistanit në Ankara
Takimi me dyer të mbyllura u mbajt në aeroportin e Ankarasë ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë turq.
Presidenti Erdoğan pret në takim shefin e ushtrisë së Pakistanit në Ankara
Presidenti Erdoğan pret në takim shefin e ushtrisë së Pakistanit në Ankara

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti sot në takim në kryeqytetin Ankara shefin e ushtrisë pakistaneze, Field Marshall Syed Asim Munir.

Takimi me dyer të mbyllura u mbajt në aeroportin e Ankarasë, sipas një postimi të shpërndarë nga presidenca turke në plaftormën sociale X.

Në takim morën pjesë gjithashtu nënpresidenti turk Cevdet Yilmaz, shefi i shtabit të përgjithshëm gjeneral Selcuk Bayraktaroglu dhe shefi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, Ibrahim Kalin.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë