Besimtarët ortodoksë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kremtojnë Pashkët
Edhe në vende të ndryshme të botës të krishterët ortodoksë kanë nisur kremtimet, duke marrë pjesë në meshën e Pashkëve, një nga festat më të rëndësishme fetare të botës së krishterë, që simbolizon ditën kur besohet se Jezu Krishti u ringjall.
Në Shqipëri kremtohet sot festa e Pashkëve Ortodokse.
Besimtarët ortodoksë u mblodhën në meshën e mbajtur në Katedralen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë, duke kryer ritet fetare.
Meshat dhe ceremoni të tjera me rastin e Pashkëve janë mbajtur edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.
Në Maqedoninë e Veriut besimtarët ortodoksë i nisën mbrëmë festimet në Katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku u mbajt liturgjia solemne e Ringjalljes së Krishtit, Pashkëve.
Në katedrale dhe në tempuj të tjerë në vend, u organizuan lutje dhe shërbesa fetare, ndërsa shumë qytetarë morën pjesë në kremtime familjare të Pashkëve.