| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Presidenti Begaj uron presidenten e re të Kosovës: Në çdo sfidë dy vendet do të jenë bashkë
"Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë", thekson Begaj në mesazhin e tij të urimit.
Presidenti Begaj uron presidenten e re të Kosovës: Në çdo sfidë dy vendet do të jenë bashkë
Presidenti Begaj uron presidenten e re të Kosovës: Në çdo sfidë dy vendet do të jenë bashkë / َAA

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Begaj thekson se Shqipëria dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë përballë sfidave.

"Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente. Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë", është shprehur Begaj.

Deputetët e Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës votuan kandidaten Justina Shiroka-Pula me 81 vota për presidente të re të Republiës së Kosovës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë