Tri vjet nga “katastrofa e shekullit”: Ballkani u solidarizua me Türkiyen

Lajmi për “katastrofën e shekullit” me të cilën u përball Türkiye dhe populli i saj më 6 shkurt 2023 shkaktoi trishtim dhe dhimbje të thellë në mbarë botën, por veçanërisht e tronditi rajonin e Ballkanit.

By
Tri vjet nga “katastrofa e shekullit”: Ballkani u solidarizua me Türkiyen / AA Archive

Tërmetet e 6 shkurtit 2023, me epiqendër në provincën jugore Kahramanmaraş, shkaktuan shkatërrime të mëdha në disa provinca të jugut të Türkiyes, ku dhjetëra mijëra njerëz humbën jetën, ndërsa infrastruktura dhe objektet e banimit pësuan dëme të mëdha.

Kjo lajm i dhimbshëm për “katastrofën e shekullit” me të cilën u përball Türkiye dhe populli i saj, shkaktoi trishtim dhe dhimbje të madhe në mbarë botën, por veçanërisht e tronditi rajonin e Ballkanit.

Tërmeti katastrofik që e goditi Türkiyen në këtë ditë para tre vitesh e bashkoi Ballkanin në dhimbje dhe solidaritet me popullin vëllazëror dhe mik turk, me të cilin ka lidhje shekullore historike dhe kulturore.

“Ballkani për Türkiyen”, “Shkupi solidarizohet me Türkiyen”, “Ne jemi me popullin tonë vëllazëror të Türkiyes”, ishin vetëm disa nga mesazhet e shkruara në rrjetet sociale dhe të shfaqura në tubimet në sheshet e qyteteve në pothuajse të gjitha qytetet ballkanike, ku u organizuan aksione humanitare për ndihmë ndaj të prekurve nga tërmeti.

Liderët politikë dërguan menjëherë mesazhe ngushëllimi drejt autoriteteve turke dhe popullit turk, duke shprehur fjalë dhimbjeje dhe solidariteti në këto momente të vështira, si dhe gatishmërinë për të ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme.

Në media u organizuan programe speciale ku morën pjesë politikanë dhe personalitete të tjera të jetës publike, duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në aksionet e donacioneve.

Ekipet e shpëtimit nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe vendet e tjera, për ditë me radhë qëndruan në jug të Türkiyes, duke shpëtuar njerëz të bllokuar nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.

Pas tërmeteve katastrofike, pasoi rindërtimi i zonave të prekura, trajtimi i të lënduarve dhe rikthimi gradual i jetës në normalitet.

Pavarësisht shkatërrimeve të mëdha, institucionet kompetente turke nisën menjëherë procesin e rimëkëmbjes dhe rindërtimit, duke filluar “mobilizimin më të madh për rindërtim” në historinë e saj.