| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Kryediplomati i Sirisë dhe ai i Holandës takohen në Damask
Ministri i Jashtëm sirian Asaad al-Shaibani u takua me homologun e tij holandez Caspar Veldkamp sot në Damask për t'i diskutuar mënyrat për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Kryediplomati i Sirisë dhe ai i Holandës takohen në Damask
Kryediplomati i Sirisë dhe ai i Holandës takohen në Damask/ MPJ e Sirisë

Ministri i Jashtëm sirian Asaad al-Shaibani u takua me homologun e tij holandez Caspar Veldkamp sot në Damask për t'i diskutuar mënyrat për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA.

Al-Shaibani priti në pallatin Tishreen në kryeqytetin sirian, një delegacion holandez të kryesuar nga Veldkamp. Vizita synon t'i diskutojë perspektivat për zgjerimin e lidhjeve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis Sirisë dhe Holandës.

Takimi vjen pasi Siria vazhdon angazhimin diplomatik me vendet evropiane pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit dhe mes përpjekjeve për t'i rindërtuar marrëdhëniet me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Assadi, i cili sundoi Sirinë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi më 8 dhjetor 2024, duke i dhënë fund sundimit prej shumë dekadash të Partisë Baath që filloi në vitin 1963.​​​​​​​

Një administratë kalimtare e udhëhequr nga presidenti Ahmad al-Sharaa u formua në janar 2025.