TÜRKİYE
2 minuta leximi
Erdoğan: BE-ja mund ta parandalojë humbjen e forcës me anëtarësimin e Türkiyes
“Nëse BE-ja dëshiron ta parandalojë ose madje ta ndryshojë kursin e humbjes së saj të forcës dhe ndikimit, ajo mund ta arrijë këtë vetëm përmes anëtarësimit të plotë të Türkiyes”, tha presidenti turk.
00:00
Erdoğan: BE-ja mund ta parandalojë humbjen e forcës me anëtarësimin e Türkiyes
Erdoğan: BE-ja mund ta parandalojë humbjen e forcës me anëtarësimin e Türkiyes
12 Mars 2025

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se, nëse Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të parandalojë ose humbjen e forcës dhe ndikimit të tij, ai mund ta arrijë këtë vetëm përmes anëtarësimit të plotë të Türkiyes.

Erdoğan mirëpriti në një takim në Ankara kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, ndërsa më pas dy liderët mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

“Nëse BE-ja dëshiron ta parandalojë ose madje ta ndryshojë kursin e humbjes së saj të forcës dhe ndikimit, ajo mund ta arrijë këtë vetëm përmes anëtarësimit të plotë të Türkiyes”, tha presidenti turk.

Në fjalën e tij, Erdoğan përshëndeti pranimin e fundit nga Ukraina të armëpushimit në konfliktin e saj me Rusinë, gjatë negociatave me ShBA-në, duke shprehur shpresën se Moska do t'i përgjigjet “në mënyrë konstruktive” kësaj nisme.

“Qëndrimi i Ankarasë për luftën Rusi-Ukrainë është i qartë që në fillim, tha presidenti Erdoğan, duke shprehur dëshirën që të dyja vendet t'i japin fund luftës me paqe të drejtë”.

Erdoğan theksoi gjithashtu gatishmërinë e Türkiyes për të dhënë çdo mbështetje, duke përfshirë mikpritjen e bisedimeve, “nëse zhvillimet e fundit sjellin Rusinë dhe Ukrainën përsëri në tryezën e negociatave”.

Ai theksoi se rajoni është ngopur nga luftërat dhe konfliktet, duke shprehur dëshirën për paqe dhe vendosmërinë e Türkiyes për të punuar drejt këtij qëllimi.

Lidhur me marrëdhëniet Türkiye-Poloni, Erdoğan nënvizoi se dy vendet janë aleatë kyç të pozicionuar në krahun lindor dhe atë jugor të NATO-s, duke komanduar dy ushtritë më të mëdha tokësore të aleancës në Evropë. 


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Erdoğan: Delegacion nga Türkiye do ta vizitojë Pakistanin pas tensioneve me Afganistanin
Erdoğan: Fitorja e Karabakut do të çojë në paqe të qëndrueshme me qasjet konstruktive të liderëve
Türkiye rizgjidhet në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s për mandatin 2025-2029
Türkiye intensifikon përpjekjet ligjore për digjitalizimin e lirës turke
Türkiye mirëpret vendimin e OKB-së për heqjen e sanksioneve ndaj presidentit dhe ministrit të Sirisë
Byreku tradicional turk “kaytaz boregi” merr certifikimin e BE-së
Turkish Airlines do të furnizohet me motorë nga GE Aerospace për avionët Boeing
Lahmaxhuni i famshëm i Gaziantepit në Türkiye merr regjistrimin e treguesit gjeografik nga BE
Türkiye po zhvillon punë intensive për eksportin më të madh të mjeteve të blinduara
Eksportet e Türkiyes arrijnë nivel rekord, 24 miliardë dollarë në tetor
Transporti tranzit midis Türkiye-s dhe Sirisë do të nisë në nëntor
Erdogan: Türkiye do t'i avancojë “shpejt” projektet e mbrojtjes dhe do ta forcojë bashkëpunimin
Kompania turke e hapësirës Fergani dërgon një tjetër satelit vendas në orbitë
Ministri i Jashtëm turk takohet me homologun pakistanez në Istanbul
İstanbuli nis punimin për Gazën, i organizuar nga ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan
Kahramanmarash shpallet Qyteti i parë i UNESCO-s për Letërsi në Türkiye
Franca: Türkiye po bën përparim mbresëlënës në eksportet e produkteve të mbrojtjes
Erdoğan njofton se vendet islame nisën një program të posaçëm për të mbështetur Sirinë
Erdoğan dënon vrasjet e civilëve në El-Fasher të Sudanit
Takimi i mualimëve ballkanikë u mbajt në qytetin turk të Edirnes