RAJONI
3 minuta leximi
Kurti: Nuk ka bazë ligjore e morale për mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së
"Pesë vjet pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët", shkroi Kurti.
Kurti: Nuk ka bazë ligjore e morale për mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së
Kurti: Nuk ka bazë ligjore e morale për mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së
5 Nëntor 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka as arsye ligjore e as morale që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi të mbahen edhe më tej në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kurti nëpërmjet rrjeteve sociale tha se pesë vjet pas arrestimit të tyre kur tashmë nuk ka dëshmitarë dhe prokuroria e ka përfunduar rastin, krerët e UÇK-së po vazhdojnë të mbahen në burgun e Hagës.

"Më 5 nëntor 2020, Rexhep Selimin e dërguan në burgun e Hagës ku ende po e mbajnë. Përveç tij, edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët", shkroi Kurti.

Ai tha se edhe pse Prokuroria e ka përfunduar rastin dhe dëshmitarë më nuk ka "nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim".

"Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por, ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet", theksoi Kurti.

Tutje, ai tha se si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe si deputet, që nga viti 2014 bashkë me Rexhep Selimin kanë paraqitur argumentet dhe qëndrimet kundër kësaj gjykate.

Kurti tha se si kryeministër, bashkë me zyrën e tij, kanë kërkuar lirimin e të të paraburgosurve në Hagë që nga fillimi, ku për këtë publikoi edhe letrën që i ka dërguar në shtator të vitit 2022 kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

"E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigjja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje", tha Kurti.

Ai shtoi se në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, pas konfirmimit të aktakuzave nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat i ngarkojnë ata me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë viteve 1998-1999.

Procesi gjyqësor ndaj tyre ka hyrë në një fazë të avancuar, me Prokurorinë që ka përfunduar paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve, ndërsa mbrojtja ka nisur paraqitjen e qëndrimeve të saj. Pavarësisht kësaj, gjykata ka vazhduar të refuzojë kërkesat për lirimin e tyre në procedurë të rregullt, duke u mbështetur kryesisht në argumentin e rrezikut të ndikimit mbi dëshmitarët.


Eksploro
Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit shqiptar Ilir Meta
Osmani për rrëmbimin e qytetarit kosovar: Edhe po të ishte në Serbi, mbetet provokim
Kosovë, KQZ-ja pranon sqarim lidhur me gabimin në disa fletëvotime në Mitrovicën jugore dhe Gjakovë
FMN-ja: Shqipëria mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë
Prokuroria urdhëron ndërprerjen e numërimit në Mitrovicë
Kurti: Deputetët të zgjedhin, qeveri “Kurti 2,5” ose “Glauk Konjufca 1”
Kosova në prag të dy ndeshjeve përcaktuese për kualifikim në Botërorin 2026
Presidenti i Republikës së Shqipërisë pret në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian
Përparim Rama fiton garën për Prishtinën
Rezultatet preliminare: LVV-ja dhe LDK-ja me numër të barabartë komunash, Prishtina mbetet e LDK-së
Kosovë, mbyllet procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Shqipëri, mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale
Balotazhi në 18 komuna të Kosovës, KQZ: Dalja deri në orën 15:00 është 25.33%
Shqipëri, zgjedhje të pjesshme në pesë bashki
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë në 18 komuna
Kosova nesër në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Studiuesit zbulojnë rrjetën gjigante me 110 mijë merimanga në kufirin shqiptaro-grek
​Mbi 250 kompani nga bota në panairin ndërkombëtar në Tiranë
Aksident i rëndë rrugor në Bullgari, gjashtë emigrantë humbin jetën dhe katër të tjerë plagosen