| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëria mposht San Marinon 3-0, vulos fitoren e dytë në Ligën e Kombeve
Në renditjen e grupit, Shqipëria kryeson me 6 pikë, ndërsa Finlanda ka 3 pikë, Bjellorusia 0 dhe San Marino 0
Shqipëria mposht San Marinon 3-0, vulos fitoren e dytë në Ligën e Kombeve
Shqipëria mposht San Marinon 3-0, vulos fitoren e dytë në Ligën e Kombeve./ AA

Kombëtarja e Shqipërisë ka mposhtur 3-0 San Marinon, në ndeshjen e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve të UEFA-s të zhvilluar në Stadiumin San Marino në Serravalle.

Kuqezinjtë golin e parë e shënuan në minutën e 21-të, kur Anis Mehmeti realizoi pas një goditjeje nga këndi.

Shqipëria e dyfishoi avantazhin në minutën e 28-të, kur Myrto Uzuni reagoi i pari pas një goditjeje të pritur nga portieri dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë, Shqipëria vazhdoi të kontrollojë ndeshjen dhe në minutën e 65-të shënoi vulosi fitoren 3-0 me golin e shënuar nga Rey Manaj.

Me këtë rezultat, Shqipëria regjistroi fitoren e dytë radhazi në Grupin 1, pas suksesit 2-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë. 

Në renditjen e grupit, Shqipëria kryeson me 6 pikë, ndërsa Finlanda ka 3 pikë, Bjellorusia 0 dhe San Marino 0.