Betohen në Presidencë shtatë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të Shqipërisë
Shtatë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar shqiptar u betuan sot përpara presidentit Bajram Begaj.
Shtatë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan sot përpara presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ceremonina u mbajt në Pallatin e Brigadave, ku ministrat e rinj u betuan me dorë në Kushtetutë.
Cilat janë ndryshimet e bëra?
Albana Koçiu u betua në postin e zv/kryeministres, duke shkarkuar Belinda Ballukun.
Ferit Hoxha u betua si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.
Besfort Lamallari u betua si ministër i Punëve të Brendshme, duke zëvendësuar Albana Koçiun.
Ermal Nufi u betua si ministër i Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun.
Toni Gogu u betua si ministër i Drejtësisë, duke zëvendësuar Besfort Lamallarin.
Enea Karakaçi u betua si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zëvendësuar Belinda Ballukun.
Erjona Ismaili u betua si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, e cila zëvendësoi Toni Gogun.
Ndryshimet u propozuan nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së më 26 shkurt. Presidenti Begaj dekretoi më datë 4 mars ndryshimet në kabinetin qeveritar, të cilat u miratuan dje me shumicë votash nga Kuvendi.