| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Shtatë të plagosur nga sulmi i fundit me raketa iraniane në Izraelin qendror
Raportohet se të paktën shtatë persona u plagosën në sulmin e fundit me raketa iraniane që shënjestroi Izraelin qendror.
Shtatë të plagosur nga sulmi i fundit me raketa iraniane në Izraelin qendror
Sulmi me raketa iraniane në zonën e Tel Avivit plagos një person / Reuters
7 orë më parë

Sipas raportimev të medias izraelite të hënën, njoftohet se të paktën shtatë persona u plagosën në sulmin e fundit me raketa iraniane që shënjestroi Izraelin qendror, transmeton Anadolu.

"Yedioth Ahronoth", duke cituar shërbimin e emergjencës izraelite MDA, tha se tre persona u plagosën fizikisht në sulm, përfshirë një grua rreth moshës 30-vjeçare në gjendje të rëndë, një burrë rreth 30-vjeç në gjendje të moderuar dhe një person tjetër me lëndime të lehta i cili u evakuua në Spitalin Ichilov.

Veçmas, katër persona "që vuanin nga ankthi" u trajtuan në vendngjarje, të cilët nuk pritej të shtroheshin në spital.

Përshkallëzimet rajonale kanë vazhduar të shpërthejnë që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën një ofensivë kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.340 njerëz deri më sot, përfshirë ish-udhëheqësin suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe aviacionin.