| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Vuçiq: Vendimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak 75-ditor brenda një ose dy muajsh
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se vendimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi do të merret brenda një ose dy muajsh.
Vuçiq: Vendimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak 75-ditor brenda një ose dy muajsh
Vuçiq: Vendimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak 75-ditor brenda një ose dy muajsh / AA
29 Janar 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se vendimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi do të merret brenda një ose dy muajsh.

"Biseduam për shërbimin ushtarak, për ato 75 ditë. Do të marrim vendim së shpejti. Pyetja është nëse shërbimi zyrtar do të fillojë në dhjetor apo në mars, por patjetër që do ta marrim këtë vendim në një ose dy muajt e ardhshëm dhe do ta miratojmë në Kuvendin e Serbisë", tha Vuçiq duke shtuar se regjistrimi i rekrutëve do të fillojë në shtator ose tetor.

Lidhur me faktin nëse shërbimi ushtarak do të fillojë në dhjetor apo mars të vitit të ardhshëm, Vuçiq tha se kjo varet nga përgatitjet, pasi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Millan Mojsilloviq, të raportojë mbi rezultatet e analizës së gjendjes, aftësive operative dhe funksionale të ushtrisë për vitin 2025.

"Duhet t’i përgatisim të gjitha objektet, duhet të përgatisim mjaftueshëm gjithçka, pra pushkë, çizme, qendra rekrutimi, qendra regjistrimi. Duhet t'i përmirësojmë klinikat, t'i rinovojmë, t'i rregullojmë ndryshe. Këto janë çështje të rëndësishme për ne dhe duam të jemi të gatshëm që këta të rinj t'i kalojnë ato dy muaj e gjysmë në kushtet më të mira, në mënyrë që ta kujtojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, në mënyrë që të fitojnë përgjegjësi, të fitojnë seriozitet", tha Vuçiq.

Në fund të vitit 2010, Qeveria e Serbisë mori një vendim për pezullimin e shërbimit ushtarak, i cili hyri në fuqi më 1 janar 2011.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Peleshi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, domosdoshmëri strategjike për Evropën
Kosovë, Haxhiu: Do të bëj gjithçka që të mos shkohet në zgjedhje të reja
Të huajt shpenzuan 5,72 miliardë euro në Shqipëri gjatë vitit 2025
Shitja rekorde e biletave Kosovë-Türkiye/Rumani
Kriza në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në sektorin e turizmit në Bullgari
Presidentja Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për anëtarët e KQZ-së
Kryediplomati Hoxha takon ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Durmishin
Shqipëri: Gjatë vitit 2024, mbi 8.000 individë shfrytëzuan shërbime akomodimesh private
Shqipëri, operatorët e transportit publik paralajmërojnë ulje me 30 për qind të flotës së autobusëve
Kryeministri Kurti takon komisarin e lartë të OSBE-së për Minoritetet
Peleshi për vizitë në Zagreb, thekson mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Shqipërisë në BE
Kryediplomati maqedonas zhvilloi takime në Bruksel për bujqësinë dhe integrimin në BE
Siljanovska-Davkova në Zagreb: Nuk ka vend për standarde të dyfishta në procesin eurointegrues
Presidenti Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon
Bullgaria dhe Rumania me sistem të përbashkët për monitorimin e ndotjes në lumin Danub
Në 27 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, presidentja Osmani: Kosova nuk harron
Kroacia: BE-ja e mirëpritur për aq sa zgjat, ka jetë edhe pa anëtarësim
Kosova synon standarde të BE-së në sigurinë ushqimore
Serbi, shërbimi ushtarak 75-ditor fillon në fund të vitit 2026 ose në mars të vitit 2027
Ljutkov-Ersoy: Thellohet bashkëpunimi në kulturë dhe turizëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Türkiyes