Izraeli vazhdon ta shkelë armëpushimin në Gaza

Që nga tetori i vitit 2023, në sulmet e Izraelit janë vrarë 68.865 palestinezë ndërsa 170.670 janë plagosur.

Izraeli vazhdon ta shkelë armëpushimin në Gaza / AA

Ushtria izraelite ka shkelur përsëri armëpushimin, duke nisur sulm ndaj qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, një grup palestinezësh u plagosën në një sulm të kryer nga dronë izraelitë (UAV) në Beni Suheyla, në lindje të qytetit Khan Younis.

Vendbanimi Abasan Kabir dhe rrethinat e tij si dhe shkolla "Hansa", në lindje të qytetit u vunë nëshënjestër të zjarrit të artilerisë.

Ushtarët izraelitë goditën gjithashtu disa varka pranë brigjeve të kampit të refugjatëve Nusairat në Rripin qendror të Gazës.

- Gjenocidi dyvjeçar i Izraelit në Gaza

Edhe pse ofensiva dyvjeçare e Izraelit, e nisur më 8 tetor 2023, duket se ka përfunduar me marrëveshjen e armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor 2025, pushtimi dhe shkeljet vazhdojnë në praktikë.

Që nga tetori i vitit 2023, në sulmet e Izraelit janë vrarë 68.865 palestinezë ndërsa 170.670 janë plagosur. Shumica e të vrarëve dhe të plagosurve ishin gra dhe fëmijë.

OKB-ja njoftoi se 90 për qind e infrastrukturës së Rripit të Gazës është shkatërruar, me koston e rindërtimit të vlerësuar në afërsisht 70 miliardë dollarë.

Izraeli e ka shkelur vazhdimisht marrëveshjen e armëpushimit që kur ajo hyri në fuqi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, 226 palestinezë janë vrarë dhe 600 janë plagosur si rezultat i këtyre shkeljeve.