| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri–Itali, nënshkruhen 15 marrëveshje bashkëpunimi
Marrëveshjet garantojnë bashkëpunimin strategjik në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar.
Mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri–Itali, nënshkruhen 15 marrëveshje bashkëpunimi
Mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri–Itali, nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi / ATA
13 Nëntor 2025

Në kryeqytetin e Italisë, Romë, u zhvillua sot më 13 nëntor mbledhja e parë e përbashkët ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila shënon një hap të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe në partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, përpara nisjes së sesionit plenar të mbledhjes, që u mbajt në Vilën historike Doria Pamphilj në Romë.

Gjatë takimit, të dyja qeveritë nënshkruan 15 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi, që mbulojnë fusha kyç të bashkëpunimit si ekonomia, energjia, mbrojtja, kujdesi shëndetësor, mjedisi, arsimi, inovacioni, diaspora dhe menaxhimi i migracionit.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve nga dy zyrtarët e lartë u bë në ambientet e jashtme të Vila Doria Pamphilj, rezidencë historike e shekullit të 17-të dhe një nga parqet më të mëdha publike në Romë, ku do të zhvillohen eventet e ditës së sotme.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë