Presidenti Erdoğan mbërrin për vizitë në Egjipt, pritet nga homologu Sisi

Erdoğan u prit në aeroportin ndërkombëtar të Kajros nga presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, bashkëshortja e tij Entissar Amer dhe ambasadori i Türkiyes në Kajro, Salih Mutlu Sen.

By
Presidenti Erdoğan mbërrin për vizitë në Egjipt, pritet nga homologu Sisi / AA

Presidenti i Türkiye, Recep Tayyip Erdoğan, mbërriti në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit, për një vizitë zyrtare.

Erdogan u prit në aeroportin ndërkombëtar të Kajros nga presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, bashkëshortja e tij Entissar Amer dhe ambasadori i Türkiyes në Kajro, Salih Mutlu Sen.

Presidenti Erdoğan gjatë vizitës në Egjipt shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek, ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Özdemir Göktaş, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kaçır, ministri i Rinisë dhe Sporteve, Osman Aşkın Bak, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, ministri i Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu, Drejtori i Komunikimit të Presidencës Turke, Burhanettin Duran, këshilltari kryesor i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç dhe zyrtarë të tjerë.